E rëndë në Tiranë/ Ish-bashkëjetuesi bashkë me 2 shokët e tij, tentojnë të djegin me benzinë 16-vjeçaren

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku tre persona kanë dhunuar dhe kanë tentuar të djegin me benzinë një 16-vjeçare, e cila ishte ish-bashkëjetuesja e një prej autorëve.

2 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa 25-vjeçari është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu