Një minator është aksidentuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se rreth orës 11:00, 50-vjeçari me iniciale Sh.K është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është dëmtuar në punë.
Për shkak të gjendjes së rënduar, minatori është duke u transportuar drejt Tiranës me helikopter. Ende nuk dihen rrethanat kësaj ngjarje.