Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

0
Gjigandi

 

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur është arrestuar në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se Vasil Prroni është dënuar me dy vite burg pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar në lagjen “Guerrile”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

RonaTyra

-Vasil Prroni, 33 vjeç, banues ne fshatin Grudë e Re, Shkodër. 33-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu