Aksidenti tragjik me 2 viktima në Durrës, Gjykata jep masën për Arbër Tivarin

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës-Tiranë pak ditë më parë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjergji 26-vjeçe dhe Roxhesa Klironomi 24-vjeçe, ndërsa shoferi Arbër Tivari ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë që 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar disa herë më parë për armë mbajtje pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu