Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Burime për median bëjnë me dije se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, shtetasi me iniciale R.H.,si pasojë e dëmtimeve të marra.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.