Një aksident me pasojë vdekjen e një person ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.
Policia njofton se një automjet tip Benz është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stan Karbunarë. 31-vjeçari me iniciale A.V. banues në Berat ka qenë duke drejtuar “Benz”-in kur është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.