Aksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën pasagjeri 35-vjeçar, plagosen dy shoferët

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” në kryeqytet, pranë Kthesës së Kamzës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e tij, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë 35-vjeçari me inicialet Avni Gjuni, pasagjer në njërën prej makinave. Dy drejtuesit e makinave, Egzon Murataj dhe Murat Dorezi kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu