Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën një person

0
Gjigandi

Një aksident  rëndë ka ndodhur në autostradën Morinë-Kukës, pasi një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se shtetasi me iniciale I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen, ku për pasojë ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës.

Sakaq është dëmtuar rëndë edhe bashkëshortja e tij, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

RonaTyra

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu