Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Laç.
Një makinë është përplasur me një kamionçinë në kryqëzimin e Tales.
Mësohet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit për shkak të dëmtimeve të mëdha të makinave.