Akademia e çmimeve “Oscars” reagon ndaj skandalit të Will Smith: Ne nuk e pranojmë dhunën në asnj…

0
Akademia e çmimeve “Oscars” reagon ndaj skandalit të Will Smith: Ne nuk e pranojmë dhunën në asnj…
Gjigandi

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha të hënën në mëngjes (28 mars) se “nuk e fal dhunën” pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenë gjatë ceremonisë së “Oscars”.

“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve “Oscars”, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën'”, ka shkruar organizata në Twitter pas ngjarjes.

Rock, bëri shaka se ai mezi priste të shihte Pinkett Smith në “GI Jane 2”, duke u tallur për kokën e saj tullac. I tërbuar, Smith vrapoi në skenë dhe goditi komedianin në fytyrë.

Foto: Chris Pizzello/Invision/AP

RonaTyra

“Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote,  i bërtiti aktori pasi u kthye në vendin e tij , teksa humoristi mbeti i habitur nga veprimi i Smith.

The Academy does not condone violence of any form.

Tonight we are delighted to celebrate our 94th Academy Awards winners, who deserve this moment of recognition from their peers and movie lovers around the world.

– The Academy (@TheAcademy) March 28, 2022

Pas sherrit tronditës, Will Smith u nderua me “Oscar” në kategorinë për “Aktorin më të mirë” për interpretimin e tij në filmin “King Richard” dhe kërkoi falje me sy të përlotur gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.

Ndërkohë, filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder u shpall fitues i edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu