Ajet Shosholli: Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’

0
Gjigandi

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës në periudhën 1991-1996, Ajet Shosholli, ish kryetrajneri i Prishtinës (1984-1985) në kohën e gjeneratës së artë të Fadil Vokrrit, disa vite në kohën e okupimit dhe disa vite pasluftës, po ashtu trajner i Shkëndijes nga Tetova, të cilën e ngriti në elitën e futbollit maqedon në vitin 1996, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Gazetës ‘Bota sot’, urime 25 vjetori i gazetës se juaj, gazetë e cila informon lexuesit në mbarë Evropën për shume ngjarje, e posaçërisht për ngjarjet sportive në të gjitha degët e veçanërisht në degën e futbollit”, uron Shosholli. 

Duhet kujtuar edhe një detaj për Shoshollin, me të cilën skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka pasur suksesin me të madh në histori në vitin 1983-1984 kur përfundoi në vend të tetë në Ligën e Dytë ish jugosllave, grupi i Lindjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu