Sejdiu: Duhet të krijohen kushtet për vazhdimin e kampionati, shëndeti është primar

0
Gjigandi

Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë ka vendosur që më 7 qershor të rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, pas një pezullimi më shumë se 2 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, është bërë e ditur se futbollisti i Dritës, Izair Emini ka rezultuar pozitiv në testimin e tij me koronavirus.

Ky rast, tashmë ka shtuar zërat edhe më shumë se në Kosovë nuk ka kushte për të vazhduar kampionatin aty ku ka mbetur.

Sa i përket kësaj çështje, trajneri i Drenicës Gani Sejdiu në një prononcim të shkurtër për KosovaPress, u shpreh se duhet të krijohen kushtet për vazhdimin e kampionatit.

“Situata është serioze, dhe duhet të ndërmarrim masat e nevojshme për të krijuar kushtet për vazhdimin e kampionatit, në të kundërtën duhet të mendohen edhe alternativa tjera, sepse për të gjithë shëndeti është primar”, deklaroi ai.

RonaTyra

Sa i përket rastit të parë tek futbollistët me koronavirus, Sejdiu potencoi se infektimi i tij duhet të merret si të gjithë të infektuarit të tjerë.

“Po infektimi i tij duhet të merret normal, si çdo të infektuarit tjetër dhe mos ta vëmë djalin në pozitë të keqe dhe në presion, sepse ky virus nuk bënë zgjedhje. Por në këtë rast kur posa filluam stërvitjet neve na vë në një pozitë konfuze për të menduar shumë, ku duhet një organizim sa më i mirë sa i përket krijimit të kushteve për punë. Se a kemi mundësi për një gjë të tillë, nuk mund ta di saktë, por është një sinjal serioz për të cilin duhet menduar dhe analizuar shumë”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu