Zëvendës-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Përveç Ahmetit, te varri i Vokrrit gjatë ditës së sotme politikanë e përfaqësues të sportit kanë bërë homazhe.
Arianit Ahmeti u rikthye në punë si zëvendës-sekretar pasi që vendimi për largimin nga puna u cilësua si i padrejtë nga Inspektorati i Punës.
Vokrri dy vite më parë ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.