Aguero i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madridit

0
Gjigandi

Manchester City ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim te Real Madrid, me rezultat 2:1, dhe në ‘Etihad Stadium’, do të kërkojë kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Për këtë ndeshje, Manchester City do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Sergio Agueros, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve.

Sulmuesi argjentinas tani është duke bërë stërvitje të plota dhe synon të jetë i gatshëm në sfidën kundër Los Blancos, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit luhet më 7 gusht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu