Agnesa Vuthaj gjen defektin te vetja, qe e ka lene pa partner… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, për të folur rreth fotosesionit më të fundit, në të cilin është shfaqur shumë sensuale dhe provokuese. Edhe pse kohët e fundit ka qenë më tepër e angazhuar në punë biznesi, Agnesa tregoi se e merr malli për modelingun dhe të bukurën, ndaj edhe këtë fotosesion e ka shijuar pa masë. E konsideruar si një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, Agnesa tregoi se përkujdeset shumë për të mbajtur trupin në formë, por fatmirësisht në fytyrë nuk e ka ndjerë të nevojshme të ndryshojë asgjë. Ajo tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje tek hunda, por fatmirësisht ky dyshim kishte zgjatur vetëm pak ditë. Më tej bukuroshja shtoi se ndoshta hunda e ka lënë ende pa e gjetur një partner, e kjo shaka shkaktoi shumë të qeshura në studio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu