Steven Spielberg dhe Kate Capshaw dhurojnë mbi 900 mijë euro për Ukrainën

0
Steven Spielberg dhe Kate Capshaw dhurojnë mbi 900 mijë euro për Ukrainën
Gjigandi

Steven Spielberg dhe Kate Capshaw kanë dhuruar një milion dollarë apo mbi 900 mijë euro për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus.

Nëpërmjet fondacionit të tyre “Hearthland”, çifti kanë ndarë paratë për disa organizata në dhe afër Ukrainës, duke përfshirë: Polish Red Cross, Polish Humanitarian Action, World Central Kitchen, Hebrew Immigrant Aid Society dhe Urgent Action Fund.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës që zhvendosi më shumë se një milion refugjatë, shumë nga yjet e Hollywoodit kanë qenë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre kundrejt shtetit ukrainas.

Steven Spielberg dhe Kate Capshaw (Foto: Getty Images)

RonaTyra

Në fillim të këtij muaji, Mila Kunis, e cila ka lindur në Ukrainë, dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, nisën një fushatë GoFundMe për të mbledhur 30 milionë që të ndihmojnë familjet ukrainase.

Në vazhdën e sulmit të saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, Rusia është përballur me një goditje të shpejtë ekonomike.

Disa kompani argëtuese, si Amazon, Netflix, Disney dhe WarnerMedia, kanë vendosur të ndalojnë ose të tërheqin tërësisht biznesin në Rusi, duke përfshirë shfaqjet teatrale dhe kanalet televizive.

Përveç tërheqjes së filmave, Paramount ka dhënë një donacion prej një milion dollarësh të korporatës për të mbështetur ndihmën humanitare dhe CEO, Bob Bakish inkurajoi punonjësit që të ndihmojnë drejtpërdrejt ata që kanë nevojë gjatë krizës humanitare.

Steven Spielberg dhe Kate Capshaw (Foto: Getty Images)

Jashtë Hollywoodit, biznese si Microsoft, Apple dhe Dell kanë pezulluar shitjet në Rusi.

Spielberg dhe Capshaw shpesh dhurojnë shuma të mëdha parash për bamirësi edhe gjatë situatës me COVID-19.

/abc24.al/

Kate Capshaw dhe Steven Spielberg (Foto: Shutterstock)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu