Afrim Muçiqi reagon ndaj paralajmërimit të ATK-së për estradën: Nuk ka nevojë për kontrolle të rr…

0
Afrim Muçiqi reagon ndaj paralajmërimit të ATK-së për estradën: Nuk ka nevojë për kontrolle të rr…
Gjigandi

Ditë më parë ATK-ja ka paralajmëruar kontrolle për tatim pagesave nga ana e gastronomëve të Kosovës, por edhe estradës.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj foli për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë përfshirë ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet.

Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022, ku do të kontrollohen të gjitha organizimet e ahengjeve që brenda tyre ka akterë të shumtë siç janë këngëtarët, grupet muzikore, kameramanët, të cilët do të paguajnë obligim tatimor për të hyrat që do t’i gjenerojnë gjatë punës së tyre.

Foto: Afrim Muçiqi/Instagram

RonaTyra

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar këngëtari Afrim Muçiqi në një intervistë të fundit për #Gjesi në T7.

Muçiqi u shpreh se e mirëpret punën e ATK-së, por se nuk është e nevojshme të ketë kontrolle të rrepta ashtu siç ata kanë paralajmëruar.

Foto: YouTube/T7

“Ne e mirëpresim punën e tyre, por siç e kemi thënë edhe më herë duhet edhe shteti të nxjerr ligjin për të drejtën e autorit në mënyrë që edhe Administrata Tatimore të ketë më të lehtë punën e saj në këtë drejtim, por estrada në përgjithësi janë vetëdijesuar dhe secili në një mënyrë i kryen obligimet e tyre”, ka thënë fillimisht këngëtari.

“Nuk ka nevojë për kontrolle të rrepta, nuk jemi shtet policor, do të ishte e udhës që secili nga ne të ketë një deklarim korrekt”, u shpreh Muçiqi.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu