Afganët ikin nga Shqipëria, përcillen me ceremoni nga Xhaçka dhe ambasadorja Kim

0
Afganët ikin nga Shqipëria, përcillen me ceremoni nga Xhaçka dhe ambasadorja Kim
Gjigandi

Të strehuar në vendin tonë që nga gushti i vitit të kaluar, pasi talibanët morën udhëheqjen e vendit, shtetasit afganë kanë nisur të largohen edhe nga Shqipëria. Mbrëmjen e së hënës nga vendi ynë janë evakuuar rreth 200 shtetas afganë, ndërsa deri më tani janë larguar rreth 600 persona kryesisht drejt SHBA-së, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane.

213 shtetas afganë të strehuar në Shëngjin që prej gushtit të 2021, u larguan mbrëmë nga Shqipëria drejt destiancionit të tyre final, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth 2400 qytetarë nga Afganistani u larguan nga vendi i tyre dhe u strehuan në Shqipëri pasi talibanët morën me forcë udhëheqjen e shtetit, ndërsa pamjet nga Aeroporti i Kabulit tronditën globin.

Ata u përcollën në një ceremoni larg vëmendjes së medieve mbrëmjen e së hënës nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ndërsa prezent ishte edhe një i dërguar special i Uashingtonit për çështjen e afganëve.

Ambasadorja Amerikane duke vlerësuar vendin tonë për pritjen e tyre, u tha atyre që të ecin përpara dhe të mos dorëzohen.

RonaTyra

Kim:

Sonte, ju po filloni një kapitull tjetër, kapitullin e jetëve tuaja të reja në Amerikë. Ju do t’i bashkoheni një kombi emigrantësh dhe paraardhësve të emigrantëve nga e gjithë bota, pasardhësve të emigrantëve nga e gjithë bota, duke u bashkuar me të tjerë nga Afganistani dhe Shqipëria dhe qindra të tjerëve. Unë jam vetë emigrante, emigrante e gjeneratës së parë. Dhe ajo që dua t’ju them është se keni bërë një rrugë të gjatë, siç them unë, por edhe rruga përpara do të jetë e gjatë. Do të ketë sërish çaste kur do doni të hiqni dorë. Mos u dorëzoni. Mos hiqni dorë.

Ministrja e Jashtme gjatë fjalës para afganëve tha se shpreson që ata të mbajnë me vete kujtimin për Shqipërinë.

Olta Xhacka:

Ky është fundi i një operacioni për shumë prej jush dhe për shumë prej nesh, për të cilin padyshim ne dhamë gjithçka, dhamë zemrën dhe mendjen tonë, ne ju pamë dhe pritëm si të ftuar, por ju u bëtë edhe miqtë tanë. Sot miqtë tanë po ikin. Shpresoj që ju të keni gjithmonë një kujtim të mirë për këtë vend, për Shqipërinë.”

Vendi ynë strehoi rreth 2400 shtetas nga Afanistani, ndërsa deri më tani janë larguar 600 prej tyre, kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe disa vendeve Evropiane, ku do të nisin një jetë të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu