Federatën Shqiptare të Futbollit nuk po merr asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sporteve në lidhje me shkresën e dërguar për të rifilluar njëherë stërvitjen e më pas kampionatin. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së futbollit shqiptar, Ilir Shulku, nëpër një prononcimi për Top Channel e konsideron mungesë korrektësie dhe dëshire nga institucionet më të larta në vend.
“I kemi dërguar letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Sporteve për t’u ulur në tavolinë dhe diskutuar për rikthimin e stërvitjeve fillimisht dhe më pas të kampionateve. Nuk kemi marrë përgjigje. Këtë do ta quaja moskorrektësi dhe mungesë dëshire”.
Afatet e UEFA-s: Afati përfundimtar nga UEFA për të dhënë verdiktet është data tre gusht, do të na duhen dy muaj për të përmbyllur aktivitetin, pasi janë për t’u luajtur 10 javë kampionat dhe pesë javë në Kupë.
Deklarata e Manastirliut: E dëgjova intervistën e ministres dhe më vjen keq, pasi mori shembull Francën. Janë 55 federata që nuk kanë dhënë verdikte për mbyllje. Gjermania edhe Mali i Zi kanë marrë vendim të rifillojnë. Të na lejojë të zhvillojmë profesionin tonë, nuk po i kërkojmë asgjë më shumë.