Ademi superior, shënon dy gola në ndeshjen e çmendur në Zvicër

0
Gjigandi

Futbollisti shqiptar, Kemal Ademi, tregon serish klasin e tij. Ai sërish shënon dy gola për Baselin, kësaj radhe në barazimin 4:4 me Luganon, në ndeshjen e javës së 34-të të Kampionatit të Zvicrës. 

Në minutën  e 7-të, Ademi me një veprim mjeshtëror futet në 16-sh duke shënuar për 1:1, ndërsa në atë të 67-të me kokë nga afërsia tund portën e rivalit për 3:3.  

Për Baselin shënuan Ademi (7′ e 67′), Frei (10′), Arthur (90+4′) dhe për Luganon realizuan Lovriç (6′), Jefferson (41′), Kecskes (45+1′) e Lungoyi (79′).

Për Baselin u paraqitën standardë Taulant Xhaka, Kemal Ademi e Elis Isufi.  

Isufi u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Ademi në atë të 74-tën dhe Tician Tushi u fut në lojë nga minuta e 82-të. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të sfidës. Ademi deri me tash ka realizuar 13 gola.  Baseli renditet në vend të tretë me 60 pikë dhe Lugano është në pozitën e shtatë me 41.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu