Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë homazh te varri i parardhësit të tij në këtë pozitë, legjendës Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes së tij.
“Është ditë dhimbjeje dhe krenarie. Kontributi i tij ka qenë i pashamngshëm dhe i paharrueshëm. Përvec fushës së gjelbër ai ka treguar afëtsitë e veta në tavolinat ndërkomëbtare. Ne jemi menduar të ecim me të dhe në rrugën e tij që ta kultivojmë këtë futboll në aspektin që e kemi nisur bashkërisht”.
“Shpresoj se do t’i kryjmë obligimet tona për futbollin. Synim është kualifikimi në kampionatin evropian. Njerëzit e mëdhenj si Fadil Vokrri nuk vdesin kurrë”.
Ndërkaq sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se dy vjet pa Fadil Vokrrin i duken sikur një dekadë.
“Nuk ka na lidhë vetëm puna por kemi qenë shumë shumtë të afërt. Është edhe kësaj dite një hapësirë që nuk mund ta mbush. Ka qenë legjendë dhe jo vetëm aq. Ka qenë njeri zemrbardhë dhe mendjen e shëndoshë. Ka qenë njeri në vendin e duhur”.
“Edhe sot e kësaj dite e gëzojmë punën që ai ka bërë në FIFA dhe UEFA. Për sa të egziton futbolli Fadil Vokrri do të jetë figura më e rëndësishme e saj. Duke u kualifikuar në evropian do t’ia lanim borxhin që e ka merituar”, ka thënë Salihu”,