Temi Abraham, sulmuesi i Chelseat, i bashkohet grupit të futbollistëve që kanë rezerva për rikthimin në fushë në mes të muajit qershor.
“Babai im vuan nga astma dhe gjëja e fundit që unë duhet të bëj është të sjell virusin në shtëpi”, ka thënë 22-vjeçari, i cili ka shkëlqyer me skuadrën e Frenk Lampardit këtë sezon në Premier Ligë.
Abraham nuk stërvitet prej 9 javësh në fushë dhe ashtu si shumë prej yjeve të Premier Ligës që kanë shfaqur pasiguri për të rinisur të luajnë, edhe ai kërkon garanci përpara se të rikthehet në fushë prej 12 qershorit.