Trajnerët kanë luajtur rolin e tyre në vitet e 90-ta. Ata ishin udhërrëfyesit më të mirë për brezin e viteve të 90-ta.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Abdurrahim Islami.
Ai ka qenë trajner dhe ka punuar me përkushtim në at periudhë!
Të jesh trajner në atëkohë, ka qenë baras sikur të ishe në front të luftës, sepse ishte përditshmëri përballja me dhunën e pushtuesit serb.
Islami asnjëherë nuk u ndal dhe as që iu tremb qerpiku i syri përballë okupatorit serb.
Ai me një armatë sportistësh iu kundërvunë me sukses pushtuesit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës.