A u rrah vërtet nga bashkëlojtarët?

0
Gjigandi

Deian Boldor, ish-kapiteni i Rumanisë U-21, prej një sezoni pjesë e Partizanit, u bë çështje dite para derbit të madh të kryeyqtetit. Ai, bashkë me katër futbollistë të tjerë të kuq, rezultuan me Covid-19, prandaj nuk luajtën dot mbrëmë, në barazimin 1-1 ndaj Tiranës.

Media të ndryshme shkruajtën dje se ishte rrahur nga një shok skuadre (aludohej për Eraldo Çinarin) para pallatit ku banon, për shkakun se i kishte infektuar bashkëlojtarët me pakujdesinë e treguar. Megjithatë, vetë futbollisti rumun e mohon diçka të tillë.

Duke folur për “Gazeta Sportulor” në vendin e tij, Boldor pranoi se është pozitiv me Covid-19. Njëherazi, pretendon se pjesa tjetër e “tregimit”, e përhapur në shtypin shqiptar, sipas të cilit tre kolegë të infektuar mbërritën para shtëpisë së tij dhe e sulmuan fizikisht, nuk është e vërtetë:

 “Unë jam me koronavirus, por lajmet e rrahjes nuk janë të vërteta. Ndodhem në shtëpi, nuk jam shtruar në spital. Jam i shokuar si u përhap ajo e pavërtetë mbi rrahjen me shokët e mi të skuadrës, të gjithë më telefonojnë për këtë. Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Askush nuk është në arrest, nuk ka pasur rrahje.

Ne diskutuam vetëm në një grup “WhatsApp”-i që kemi si ekip në lidhje me kampionatin. Të premten ishte derbi me Tiranën, në orën 21:45, por ne të infektuarit nuk mund të luanim. Është shumë e shëmtuar, që u arrit deri këtu”.

RonaTyra

Media tjetër rumune, “Prosport”, duke cituar informacione nga shtypi shqiptar, sot shkruan se Eraldo Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, tre bashkëlojtarë të Boldor, e kërcënuan me mesazhe dhe e sulmuan fizikisht pranë shtëpisë së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu