A janë të kënaqura minoritetet me skemën prej 100 euro

0
A janë të kënaqura minoritetet me skemën prej 100 euro
Gjigandi

Një ditë të zakonshme e kalon këtu në Plemetin të Obliqit.

29 vjeçari, Ramadan Ajeti nuk është në punë dhe jeton me asistencë sociale në vlerë 70 euro.

E shtesën prej 100 eurosh që e ndau Qeveria e Kosovës, ai e mirëpret, por thotë se nuk i mjafton.

Në fshatin Plemetin për shumicën e banorëve, jeta është e rëndë.

Këtu në hyrje, jeton edhe Safete Gashi me 10 fëmijët e saj, e cila kërkon nga Qeveria një jetë më të mirë.

RonaTyra

I pakënaqur me këtë pako, është edhe 22 vjeçari, Enver Mustafa.

Ai as nuk studion dhe as s’është në punë, për këtë arsye nuk i takojnë 100 euro.

Ndërkohë, Habib Gashi e mirëpret një skemë të tillë.

Sidoqoftë për familjet e komuniteteve, thotë se duhet të bëhet më shumë.

Përfitues të kësaj skeme janë studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe personat me asistencë sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu