Xherdan Shaqiri nuk do të zbresë në fushën e gjelbër edhe pas pushimit të gjatë për shkak të COVID-19.
Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane nuk është i gatshëm fizikisht, prandaj do ta kalojë edhe këtë javë në shtëpi, pasi trajneri i Liverpoolit nuk e ka grumbulluar.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë gjermani Jurgen Klopp, i cili tha se Shaqiri nuk është i gatshëm të luajë ndaj Evertonit.
“Shaqiri është i lënduar dhe nuk është gati, por është duke u përmirësuar fizikisht. Për momentin është duke u stërvitur individualisht, ndaras me pjesën tjetër të ekipit”, ka thënë Klopp gjatë konferencës për shtyp.
28-vjeçari nga Kosova këtë edicion ka pasur shumë probleme me lëndime dhe ka luajtur në vetëm 10 takime në të gjitha garat. E ardhmja e tij është e pasigurt dhe shumë media pranojnë se Shaqiri është i hapur për një largim nga Liverpooli.
Ndeshja Everton – Liverpool zhvillohet nesër dhe fillon në orën 20:00.