Pas përfundimit të javës së 31-të, Flamurtari nga Prishtina, kishte pesë pikë më shumë se Drenica dhe Trepça ’89. Në horizont dukej gjithçka punën e kryer dhe ‘flamurtarët’ pothuajse e siguruan ekzistencën dy javë para se të përfundojë kampionati.
Ndodhi e kundërta, Flamurtari pësoi dy humbje në dy javët e fundit, ndërsa kundërshtarët morën pikët e mjaftueshme dhe mbeten në elitë.
A është Flamurtari viktimë e kurdisjeve të ndeshjeve? Padyshim, se dyshohet që ka pasur kurdisje në disa ndeshje dhe sigurisht edhe është “viktimë” e tyre.
Pyetja tjetër që shtrohet, ai ka kush faj Flamurtarit që ka lëshuar pikë rrugës, veçmas kur barazoi papritur me 3 korrik me rezultat 2:2 në udhëtim me Vushtrrinë.
Humbja e këtyre e këtyre pikëve në Vushtrri, pothuajse po del që Flamurtari edhe i kushtuan shtrenjtë, kështu që papritur i bashkohet Ferizajt, Vushtrrisë dhe Dukagjinit të Klinës për në ligën e parë. Është normale që Gjilani të mundë në fund sepse edhe ata luftuan për në Evropë., të cilën e siguruan me fitore. Gjilani, për herë të parë në histori është në Evropë.