A e shpëton Championsi?

0
Gjigandi

Te Barcelona e kanë të qartë se tani sezoni duhet të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në rast se do të mbyllet pa trofe, ndryshimet do të jenë emergjente. Trajneri Quique Setién është i pari që e ka kuptuar që, nëse nuk fiton asgjë, s’ka të ardhme në stolin “blaugrana”.

Në fakt, trajneri e ka patur të qartë që kur u prezantua se ai e dinte se ku po firmoste dhe cilat ishin kërkesat e një klubi të madh si Barça. Kjo është arsyeja pse bordi drejtues ka filluar të kërkojë për një trajner të ri, duke analizuar alternativat që janë në treg.

I preferuari është Xavi Hernández, por është shumë e vështirë që ish-mesfushori “blaugrana” të pranojë marrjen e detyrës që këtë verë, sepse nuk mund t’i plotësohen të gjitha kërkesat. Xavi do të ishte një goditje e madhe, megjithëse ka të ngjarë që ai të vazhdojë në Katar, duke pritur një president të ri me të cilin do të fillonte nga e para.

Ideja është nënshkrimi me një trajner të nivelit të lartë, i cili do të ishte i gatshëm të nënshkruante për vetëm një sezon. Francezi Laurent Blanc është i gatshëm të marrë rreziqe përsipër, i bindur se ai do të kishte sukses dhe do të kishte mundësinë të vazhdonte edhe pas një viti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu