A duhet të përdorim suplemente dietale?

0
Gjigandi

Nëse jeni duke tentuar ta përmirësoni gjendjen e shëndetit tuaj, atëherë me siguri  keni provuar të gjeni suplementet e duhura ushqimore. Por pyetja është a ju duhen vërtet këto suplemente?

 Shtojcat ushqimore ose ideja për t’i marrë ato nuk është aspak e duhur. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e amerikanëve marrin një ose më shumë pilula të tilla çdo ditë. Jo vetëm në ShBA por këto suplemente janë të njohura edhe në Evropë.

Për shumë njerëz siç janë të moshuarit, bebet në gji apo gratë shtatzëna, përdorimi i shtesave ka kuptim, pasi këta persona zakonisht marrin pilula për t’i plotësuar mungesat e përbërësve ushqyes.

Ekspertët sugjerojnë, që përpara se të vendosni të merrni suplemente, mundohuni ta përmirësoni mënyrën e ushqyerjes. Këto pilula në fund të fundit janë vetëm supemente dhe nuk mund të zëvendësojnë një dietë natyrale me perime dhe fruta.

Ka disa studime, të cilat i mbështesin benefitet e shtesave të caktuara ushqimore, mirëpo në përgjithësi studimet e fundit tregojnë se ka të dhëna të pamjaftueshme të cilësisë së tyre, për të na lejuar të bëjmë rekomandime të forta mbi këto suplemente.

RonaTyra

Për më tepër, shumë prej këtyre shtojcave dietike mund të çojnë në efekte anësore të dëmshme.

Kështu që, ekspertët rekomandojnë që në vend se të merrni shtesa dietike të panevojshme, të ndiqni një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu