“80% nuk e dinë”/ Kreu i SPAK: Nën hetim për korrupsion zyrtarë të lartë

0
“80% nuk e dinë”/ Kreu i SPAK: Nën hetim për korrupsion zyrtarë të lartë
Gjigandi

Kreu i SPAK Arben Kraja tha se e 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë nuk janë në dijeni se po hetohen.

Duke folur në Komisionin për Integrimin Europian Kraja deklaroi se gjatë vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 vijojnë hetime për persona me funksione të larta shtetërore, megjithatë nuk pranoi të japë emra konkretë.

Kraja tha gjithashtu se po bëhen hapa konkretë për plotësimin e stafeve, ndërsa theksoi se janë duke kryer hetime proaktive, që nënkupton se personi që është nën hetim nuk ka dijeni për këtë gjë.

“Do të prezantoj shkurt arritjet e institucionit, në raporte me atë që ishte parashikuar në agjendë. Unë nuk do të jap përgjigje për çështje konkrete dhe asnjë opinion për institucionet e tjera, kjo është e përcaktuar në ligj. Ne jemi përfshirë në zbatime dhe rekomandime dhe jemi referuar asaj të Komisionit Evropian. Rekomandimet janë dhënë në tetor 2021. Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021, ka qenë plotësisht e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta. Janë kryer hetime të suksesshme. SPAK ka në fokus zbatimin e rekomandimeve. Për të realizuar rekomandimet jemi mundur të kryejmë hetime proaktive, kemi bashkëpunuar shumë me Policinë e Shtetit. Kemi bashkëpunuar me institucionet homologe jashtë vendit.

Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion. Janë dërguar për 4 muaj 11 procedime penale. Të dhënat janë tregues që SPAK dhe BKH janë në gatishmëri. Në lidhje me veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar. Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe 2 prokurorë. Janë nën hetim 3 ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses. Rastet e hetimeve për korrupsion është bërë nga SPAK dhe hetimi pasuror. Kur nuk kanë qenë të justifikuara është kërkuar sekuestro në Gjykatë. Numri i hetuesve në BKH do të jenë 60. Kur kemi bërë gati për të filluar procedurat kemi hasur probleme të ligjit.

RonaTyra

Nuk ishte përcaktuar paga, statusi. Kemi biseduar me Komisionin e Ligjeve dhe u saktësua ligji për këtë punë. Ligji i SPAK-ut, nisur nga ideja e mirë për t’i dhënë përparësi rritjes së strukturës, parashikon që procedurat të bëhen po nga SPAK-u. Kemi ngritur rrjetet përkatëse të institucioneve, kemi vendosur lidhje me fibra optike me disa institucione.
SPAK ka dy vite e gjysmë aktivitet dhe nuk krahasohet me strukturat e tjera që kanë mbi 20 vite aktivitet. Ajo që ne japim është vullneti për të ecur në këtë rrugë që kemi krijuar”, tha Kraja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu