61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Nusja rrinte mbyllur në…

0
61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Nusja rrinte mbyllur në…
Gjigandi

Motra e Xhevahir Hoxhës, i cili goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30-vjeçaren Merushe Hazizi e më pas u vetëvar, ka treguar se mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme.

.Ajo thotë se 61-vjeçari nuk e donte 30-vjeçaren dhe se kishte deklaruar se do ta vriste atë bashkë me të birin.

“Vëllai i madh më mori në telefon dhe më tha që Xhevahiri ka therur nusen e Fatjonit. Më solli djali te shtëpia e tyre, nuk e dija që vëllai kishte varur veten, më thanë që ka ikur nga shtëpia.

Po bënte tre vjet që Fatjoni bashkëjetonte me atë, por vëllai thoshte nuk e dua, dua nusen e parë. Më mori Fatjoni në telefon para një jave dhe më tha se punët po shkojnë keq, nuk e di si do shkojë puna. Vëllai thoshte do i ther të dy, ishte kundër lidhjes së tyre. Kishin shumë konflikte, nipi me vëllanë kanë shkuar edhe në polici. Nusja rrinte mbyllur në dhomë, nuk dilte dot se kishte frikë

“, ka thënë ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu