571 vite nga martesa e Skënderbeut me Donikën/ Bashkia e Lushnjës sjell traditën e dasmës së tyre

0
571 vite nga martesa e Skënderbeut me Donikën/ Bashkia e Lushnjës sjell traditën e dasmës së tyre
Gjigandi

571 vite me parë në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut me Donikën.

Për të përkujtuar këtë ditë në të njëjtën datë 26 prill, bashkia e Lushnjes solli traditën e dasmës së tyre.

Dy fëmijë, që simbolizonin çiftin në dasmë,  të veshur me kostumet popullore të asaj kohe bënë kurorëzimin e tyre brenda kishës.

Flamujt të principatave shqiptare,të Kastriotit, Aranitëve, Topive, Balshët, dhe Dukagjinasve, janë sjellë në kujtesën e  dasmës së Skenderbeut të  26 prill 1451.

Në këtë mënyrë është dhënë mundësi nxënësve të njohin traditën dhe historinë e  qytetit te tyre.

RonaTyra

Kurorëzimi i Skënderbeut do të kthehet në festë të përvitshme për Lushnjën.

Ardenica është atraksioni turistik më i rëndësishëm i këtij qyteti, ndaj bashkia është fokusuar t’i kushtojë rëndësi të veçantë promovimit të turizmit në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu