46 raste të reja janë raportuar në Korenë e Jugut. Sipas autoriteteve 30 nga këto raste janë raste të importuara, pra të ardhura nga jashtë.
Në një njoftim publik, autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut pranuan se tashmë ka filluar ‘vala e dytë’ e përhapjes së virusit. Sipas tyre vala përfundoi në prill.
Sidoqoftë numri i infeksioneve mbetet i ulët në krahasim me disa vende të tjera që po kalojnë valën e dytë. Intitucionet shëndetësore në Korenë e Jugut bëjnë me dije se situata deri tani është nënkontroll.
Burimi: top-channel.tv