45-vjeçari shqiptar pritet të dëbohet nga Italia/ Grabitje, plagosje dhe rrezikshmëri të lartë në kominitet

0
Gjigandi

Gjykata e Milanit në Itali ka vendosur dëbimin e një 46-vjeçari shqiptar si person me rrezikshmëri të lartë pasi akuzohet për kryerjen e disa krimeve të rënda, si tentativë vrasje, falsifikim dokumentesh, grabitje dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Drejtësia italiane ka vendosur dënimin e 45-vjeçarit shqiptar për krime të rënda, si falsifikim dokumentesh dhe plagosje, ku që prej ditës së mërkurë si ndodhet në paraburgim.

45-vjeçari ka shkuar ilegalisht në Itali në vitin 2006 dhe ishte përgjegjës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe falsifikimin e dokumenteve, ku u dënua me 4 vjet burg.

Në vitin 2008 ai u dënua me 8 vjet burg, pasi ka goditur me thikë ish-partneren e tij për shkaqe xhelozie. Pas përfundimit të vuajtjes së dënimit në vitin 2016 u shpall njeri i rrezikshëm nga Gjykata e Milanos, duke pasur frikë për kryerjen e krimeve të tjera në vijimësi.

Po ashtu në vitin 2019 ai është dënuar për shkak se akuzohet për kanosje, plagosje, grabitje dhe rrëmbimi.

RonaTyra

Ndaj, ai është dëbuar nga territori i Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu