Real Madridi do të luajë për të fituar trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve në kistorinë e vet si klub futbolli. Me La Liga-n tashmë në muzeun e klubit, të besuarit e Ancelottit janë të fokusuar në mposhtjen e Liverpool-it, në finalen e së shtunës së ardhshme, më 28 maj, në “Stade France” të Parisit.
Në mënyrë që lojtarët e bardhë të arrijnë në ndeshjen më vendimtare të sezonit në kushtet më të mira, Florentino Perez është treguar shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e vendit të akomodimit. “Auberge du Jeu de Paume” do të jetë hoteli ku do të qëndrojnë Modric, Courtois, Benzema dhe të tjerë përpara finales së Champions League.
Për të mos pasur asnjë lloj shpërqendrimi, ky kompleks nga kryeqyteti ka dhënë me qira të gjithë akomodimin. Çmimi për një natë në “Auberge du Jeu de Paume”, për dhomë, është 2500 euro. Kështu që ju duhet vetëm të dini të llogarisni me numrat për të ditur shumën që Florentino Pérez ka disbursuar.