250 milionë euro borxhe, klubi i madh evropian drejt falimentimit

0
Gjigandi

Pezullimi i futbollit për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit po godet fatalisht të gjitha klubet.

E ndër to, klubi më i famshëm portugez, Porto, është në një situatë të vështirë ekonomike, dhe për shkak të biznesit jo të shëndetshëm në dekadën e kaluar. Aktualisht se klubi portugez ka një borxh prej 250 milion eurosh.

“Edhe para krizës financiare në 2008, Porto ishte klubi më i prekshëm në Europë. Para pandemisë dhe pezullimit të kampionateve në të gjithë Evropën, borxhi i Portos arriti në 250 milion euro”, shkruan portugezja Record.

Siç thuhet, arsyeja për kaq shumë borxh është se “Dragons” mbijeton falë, kredive të mëdha bankare dhe të ardhurave të tjera mbi të cilat nuk ka kontroll, siç janë të drejtat televizive.

Një goditje e rëndë për stabilitetin financiar të klubit është humbja e dominimit në kampionatin vendas. Porto humbi të ardhura të konsiderueshme për faktin se ata nuk arritën të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Shpëtimi i klubit, mbase edhe i vetmi, është shitja e futbollistëve të rinj të talentuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu