Të martën e 22 tetorit, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, i janë nënshtruar provimit të shtetit. Provimi u zhvillua në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ku kandidatët që kanë përfunduar procesin e regjistrimit pranë ZVA, janë paraqitur 30 minuta përpara orarit zyrtar, në 09:00 të mëngjesit. Provimet kanë nisur me kandidatët për arsimin fillor, ku provimet për këtë profil do të zgjasin cdo ditë , duke përjashtuar fundjavën, deri më datë 28 tetor. Provimi i shtetit do të zhvillohet për profile të ndryshme, ku përmendim Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Histori Gjeografi e Gjuhë Angleze. Arsim Fillor Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Histori Histori Gjeografi Gjeografi Kimi Biologji Kimi Biologji Gjuhë Angleze Gjuhë Frënge Gjuhë Italiane Gjuhë Greke Gjuhë Gjermane Arte Figurative Instrumente Muzikore Edukim Fizik Matematikë Informatikë Matematikë Informatikë Matematikë Fizikë Fizikë Ditën e provimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: -Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal) -Kopje të Kartës ID ose Pasaportës; -Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë -Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara; Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, si dhe njohjen e gjuhës së huaj. Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Për t’u mos penalizuar gjatë zhvillimit të provimit, kandidatët duhet që të respektojnë disa rregulla. Më konkretisht: -Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit -Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit -Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit Sipas ligjit “Për profesionet e rregulluara me ligj”, të gjithë të diplomuarit, apo edhe mësuesit, duhet t’i nënshtrohen testimit të mësuesve për t’u punësuar në një prej shkollave të arsimit parauniversitar.