Klubi meksikan Cruz Azul regjistroi 22 raste pozitive në Covid-19: 8 pjestarë në ekipin e meshkujve dhe 14 pjestare në ekipin e femrave.
“Më 24 qershor, u bënë teste të reja Covid-19 mbi lojtarët dhe trajnerin e ekipit të parë. Rezultati është 8 raste pozitive,” shpjegoi Liga meksikane në një njoftim për shtyp.
Cruz Azul aktualisht është duke u përgatitur jashtë kryeqytetit meksikan, por klubi ka vendosur të lëvizë lojtarët e infektuar në kryeqytet “për t’i mbajtur ata në izolim”, tha Liga meksikane.
Skuadra amerikanolatine pati dy raste pozitive javën e kaluar, duke përfshirë sulmuesin ndërkombëtar uruguajan Jonathan Rodriguez.
Për shkak të pandemisë koronavirus, turneu i mbylljes së kampionatit të futbollit meksikan 2020 përfundoi në maj, pa dhënë titullin kampion.
Futbolli do të rifillojë në Meksikë në fillim të korrikut, pas një ndërprerje katërmujore, me një turne miqësor pas dyerve të mbyllura midis tetë skuadrave, të ardhurat e të cilëve nga të drejtat e televizionit do të shkojnë për fëmijët e punonjësve shëndetësorë që vdiqën gjatë pandemisë.