19 afganë arrijnë ilegalisht në Kosovë, u ndihmuan nga dy jordanezë

0
19 afganë arrijnë ilegalisht në Kosovë, u ndihmuan nga dy jordanezë
Gjigandi

Shtetasit afganë që u kontrabanduan janë vendosur në Qendrën e Azilit në Magurë, tetë prej tyre janë fëmijë

Kësaj qendre mbrëmjen e së enjtes iu shtuan 19 banorë. E këta të fundit, shfrytëzuan rrugët ilegale, që nga Afganistani të vijnë në Kosovë.

Këtë ua mundësuan dy jordanezë, të cilët pasi u zunë, duke kryer këtë vepër penale, u dërguan në mbajtje.

Në mesin e 19 shtetasve të Afganistanit, tetë prej tyre janë fëmijë. Këta i takojnë grup moshave të ndryshme, prej fëmijë e deri në 17 vjet.

Me të arritur në qendër, këtyre azilkërkuesve, iu ofrua akomodimi.

RonaTyra

Deri tani, të njëjtit iu kanë nënshtruar edhe të gjitha kontrolleve shëndetësore.

Fitim Zariqi, drejtor i Qendrës për Azil tregon që të njëjtit do t’i nënshtrohen procedurave që parashihen me ligj, ditëve në vijim.

Por këta nuk janë të vetmit shtetas afganë që kanë statusin e azilit në Kosovë.

Edhe të tjerë janë duke u strehuar në këtë qendër, të cilët i përkasin nacionaliteteve të ndryshme.

Brenda pak ditësh, shtetasit afganë do të pajisen me letërnjoftim të azilit, me të cilin mund të qarkullojnë brenda shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu