18 deputetë ultimatum Bashës: Jep dorëheqjen deri nesër në orën 10:00

0
18 deputetë ultimatum Bashës: Jep dorëheqjen deri nesër në orën 10:00
Gjigandi

Deputetët e grupit parlamentar, mbështetës të Bashës deri në 6 mars, kanë përgatitur një kërkesë ultimative ndaj kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.

Mësohet se kërkesa është çuar në selinë e PD duke i kërkuar Bashës dorëheqjen nga drejtimi i partisë deri nesër në orën 10:00, në të kundërt do të ketë një dalje të tyre publike, ku do të bëhet e ditur edhe kërkesa e tyre.

Deputetët që kanë kërkuar largimin e Bashës janë shtuar nga dita në ditë, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, ku kryetari i shkarkuar u rendit i fundit në çdo bashki.

Agron Gjekmarkaj ka qenë një nga të parët që kërkoi dorëheqjen e Bashës nga posti i tij.

Pas tij janë edhe të besuarit e tjerë, si Grida Duma e cila ditën e sotme dha dorëheqjen edhe si nënkryetare, Ervin Salianji, Dhurata Çupi apo Ferdinand Xhaferri.

RonaTyra

Listës së emrave që kërkojnë largimin e Bashës i shtohen edhe: Merita Bakiu, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Flutura Açka, Ilda Dhori, Tomor Alizoti, Emilja Koliqi, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Ramadan Lika, Xhelal Mziu, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu