Një aksident i rëndë, i ndodhur pasditen e sotme, do ti kushtonte jetën një 64-vjeçari në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, ndërsa është përplasur nga automjeti i drejtuar nga një 17-vjeçar. Sipas Policisë, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja. “Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë”, sqarojnë uniformat blu. Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Ballina Aktualitet 17-vjeçari në timon i mori jeten 64-vjeçarit. Largohet nga vendngjarja – Lajmi...