15 mijë euro/ Mediat e huaja hetim tronditës për skemën e dërgimit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë

0
Gjigandi

Britania është një nga destinacionet e preferuara për shqiptarët të cilët zgjedhin mënyra nga më të rrezikshmet për të një jetë më të mirë.
The Sun ka publikuar një raport, ku thuhet se 40 për qind e atyre që hynë ilegalisht në Britani me varka të vogla ishin shqiptarë. Në vetëm gjashtë javët e fundit, 1075 qytetarët shqiptarë kanë arritur të shkojnë në Britani, ndërsa në të njejtën periudhë të një viti më parë, kanalin e La Manche e kaluar 757 shqiptarë.

E vërteta është se një pjesë e madhe e atyre që kalojnë kufirin nuk janë nga vendet e shkatërruara nga lufta. The Sun raporton se Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, ndërsa GDP e Britanisë është 175 herë më të madhe se ajo e vendit ballkanik. Media britanike ka publikuar këtë javë edhe një hetim tronditës, ku zbulohet se personat që organizojnë kalime e paligjshme po përdorin TikTok për të shfaqur kredencialet e tyre të kontrabandës. Një person i infiltruar, i paraqitur si një emigrant shqiptar iu tha nga këto persona se francezët do t’i shoqëronin të sigurt në Britani dhe një avokat mund t’i ndihmonte ata të formulonin një histori të mirë që do tu mundësonte më pas marrjen e azilit.

Ai u mburr se Home Office do t’i dërgonte emigrantët në hotele dhe se prej andej ata mund të “zhdukeshin”.
Hetimi ka zbuluar se ka edhe kontrabandistë që ofrojnë shërbime luksoze të kalimit me mjete ujore më të shtrenjta, të tipit të jahteve, por se çmimi arrin deri në 15,000 paund për person.

Burimi: The Sun

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu