Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 188 testime për COVID-19, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 21 të shëruar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 8.
Janë 292 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 276.415 raste, prej tyre 272.626 janë shëruar, 292 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë./