100 vite diplomaci/ Ish-presidenti Bush uron shqiptarët: Gëzuar, besa dhe traditat tuaja janë vlera

0
13
Gjigandi

Ish-presidenti i Amerikës, Gerorge W.Bush ka uruar shqiptarët për 100-vjetorin e marrëdhënien me SHBA.

Mesazhi i tij u lexua nga ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë e 100-vjetorit të diplomacisë.

Në letrën e tij Bush shkuan se është shumë i lumtur për marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA, pasi shpirti i shqiptarit sipas tij nuk ka reshtur kurë për liri.

Sakaq shton se tradita dhe besa e shqiptarëve janë vlera.

“Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë. Në 2007 isha krenar isha krenar që isha presidenti që vizituam Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri dhe tradita juaj e besës janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu