10 shenja “të frikshme” që tregojnë se po nxitoheni shumë me lidhjen tuaj

0
6
Gjigandi

Një marrëdhënie romantike mund të jetë fantastike për zgjimin e emocioneve, momentet e bukura, shpresat, ëndrrat dhe gjithçka tjetër që mbart me vete. Gjërat ndryshojnë pak kur ndjen se ke rënë kokë e këmbë në dashuri me partnerin dhe s’ka kthim pas.

E do dhe je e gatshme që lidhja të kalojë çdo lloj niveli për aq kohë sa jeni bashkë, por paralel me këtë pasiguria rritet. A mos po nxitohesh? A është edhe ai në të njëjtën linjë me ju apo duhet të zgjoheni nga gjumi dhe t’i shihni gjërat më objektivisht? Përfundimin e nxirrni pasi t’i hidhni një sy gjithë sinjaleve në vijim.

1.

Mes jush s’ka patur diskutime serioze që lidhen me të ardhmen, të shkuarën, fëmijët, financat, etj.

2.

Eshtë e gjitha fizike. Seksi mund të jetë shumë i mirë, por nëse për të është thjesht aq dhe për ty, ndoshta e ke marr pak më seriozisht nga ç’duhet.

3.

S’ke takuar as miqtë dhe as familjarët e tij. Mos u përpiqni t’i shpejtoni gjërat, por analizoni veprimet dhe fjalët gjatë procesit.

4.

Nuk keni kaluar bashkë asnjë sfidë. Situatat e vështira janë ato që tregojnë shumë për njeriun krah teje dhe të japin përgjigje nëse ke investuar kot ose jo.

5.

Nuk ndani të njëjtin këndvështrim për të ardhmen. Kur flisni për 5-vitet e ardhshme s’e gjeni veten në të njëjtën linjë me të.

6.

Nuk kaloni dot asnjë orë pa i shkruar njëri-tjetrit. Sigurisht që komunikimi është i rëndësishëm, por nevoja për të folur gjithë kohës është një shenjë se po i merrni shumë shpejt gjërat.

7.

Ti flet vetëm për plane madhore, në vend që të shijosh momentin. Kështu rrezikon të bëhesh pak e frikshme, kështu që merre shtruar.

8.

Ti ende nuk ke marrë veten nga ndarja e mëparshme. Nuk mund të shërohesh duke i bërë gjërat shpejt.

9.

Ai të thotë “të dua” shumë shpejt.

10.

Ti je e bindur që mund t’i ndryshosh. Të të themi një sekret? Nuk mundesh, prandaj shihe realitetin drejt e në sy!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu