​Zjarrfikësit: Mos na detyroni që të protestojmë

0
Gjigandi

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë kërkuar që në momentin e rishikimit të buxhetit të bëjnë vërejtjet e tyre dhe të angazhohen në mbrojtje të interesave të shërbimit të zjarrfikësve, duke siguruar mjete buxhetore dhe duke i krijuar kushte normale.

Ata në një letër publike drejtuar të gjitha institucioneve, kanë kërkuar që të angazhohen që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë të dinjitetshme.

“Mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju, nëse Qeveria nuk siguron mjete për te kryer obligimet ligjore , zjarrfikësit do te protestojnë, zjarrfikësit e kanë humbur durimin”, thuhet në letrën publike.

Letër e hapur publike për institucionet

Te nderuar përfaqësues te institucioneve Shtetërore;

RonaTyra

Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, financimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë dhe në pamundësi që të komunikojmë ne formë tjetër, sepse nuk ishit ne gjendje të na pranoni ne takim dhe perse afërmi te kuptoni me situatën e krijuar ne shërbimin e zjarrfikësve dhe një kohësisht te bëni përpjekje qe kjo gjendje te tejkalohet, prandaj kemi vendosë qe edhe një here t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona dhe lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.

Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit, kësaj radhe ju kemi drejtuar që urgjentisht, me qëllim qe ketë herë mos te heshtni, por të ngritni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Shërbimit të Zjarrfikësve, të drejtave te tyre të nëpërkëmbura vite me radhë, ti ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe çka jo tjetër, prandaj edhe një herë kërkojmë nga gjithë ju, ti kryeni obligimet dhe përgjegjësit institucionale dhe të angazhoheni që shqetësimet e zjarrfikësve për gjendjen e krijuar të jen edhe shqetësime tuaja.

Prandaj kërkojmë nesër që në rishikim te buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror, ministrive përkatëse, Deputetëve/e te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.

Jemi duke përcjellë gjendjen rreth pasqyrave buxhetore dhe rishikimit dhe askund nuk shihet se Qeveria e Kosovës do te angazhohet qe ti kryej obligimet dhe të angazhohet qe Zjarrfikësit te trajtohen ashtu siç e meritojnë,

Dje ne komisionin për buxhet dhe transfere nuk është përkrahur amendamenti i propozuar nga deputeti Mefail Bajqinnovci, anëtar i komisionit për siguri në Kuvend, për kërkesat minimale, mjete për kompensimin e ndërrimeve te natës, festave shtetërore dhe orëve jashtë orarit, të garantuara me ligjet ne fuqi, kërkesa te drejta, te cilat zjarrfikësit nuk i realizuan qe nga pas lufta dhe për habi asnjë grup tjetër parlamentar nuk i përkrahu dhe nuk e votuan, që drejtpërdrejt ndikuan ne shkeljet dhe diskriminimin qe ju behet zjarrfikësve vite me radhë. Te gjitha institucionet janë te njoftuar ne problemet e zjarrfikësve, qe zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale dhe kjo neglizhence ka irrituar dhe revoltuar ka shkaktuar pakënaqësi të shumta dhe zjarrfikësit nuk janë ne gjendje qe ketë situatë ta përballojnë ne pa kufi, jemi ne gjendje qe për te shpëtuar jete te rrezikojmë edhe jetën tonë, por nuk jemi te gatshëm qe për shkak te neglizhencës dhe papërgjegjësive te institucioneve te jemi te rrezikuar, zjarrfikësit nuk kanë kushte minimale për punë, andaj veproni sa nuk është bere vonë, është momenti i fundit te reflektoni pozitivisht.

Shërbimi zjarrfikjes dhe shpëtimit meriton tretman tjetër, misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qëllimin e themelimit.

Prandaj derisa te rregullohet çështja e ligjit te pagave dhe Statusit, dhe e kompetencave dhe Buxhetit sipas kërkesave qe ju kemi Parashtrua te gjitha Qeverive pa përjashtim, qe nga viti 2010 qe 10 vite asnjë hap para vetëm përkeqësim te gjendjes dhe premtime bosh.

1- Që Koeficienti te nivelohet ne nivel vendi ne vlerë 6-të

2- Të nivelohet rrezikshmëria me Policinë e Kosoves,

3- Të fillon kompensimi i ndërrimeve të natës, festave, orëve jashtë orarit , festat shtetërore dhe fetare

4- Të sigurohen mjete për pajisje te cikat janë ne mungesë, pajisje edhe personale,

5- Të Kompensohen mjetet për shpenzime mjekësore për lëndime ne vendin e Punës

Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju, nëse Qeveria nuk siguron mjete për te kryer obligimet ligjore , zjarrfikësit do te protestojnë, zjarrfikësit e kanë humbur durimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu