Zyrtare: Me 7 qershor fillon Superliga e Kosovës

0
Gjigandi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës me theks të veçantë për mundësitë e vazhdimit të garave në futboll.

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e garave në Ipko Superligën e Kosovës, KE shqyrtoi mundësitë që në këtë rang të garave të nisin zhvillimi i stërvitjeve në përputhje me udhëzimin e MSH-së dhe IKSHPK-së.

KE është i vetëdijshëm për situatën në të cilin gjendet Kosova, por po ashtu është i vetëdijshëm edhe për rëndësinë e përfundimit të garave në Ipko Superligë, pasi që ky rang i garave ka impakt edhe në garat evropiane, prandaj është edhe prioritet, që garat të zhvillohen në këtë ligë që të mos dëmtohen klubet që do ta fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garat e Evropës. KE thekson se rruga më e mirë është që gjithçka të vendoset në fushën e gjelbër. Në këtë mënyrë klubet kanë mundësi të përgatiten mjaftueshëm deri në fillimin e ndeshjeve. KE do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshjet të zhvillohen në mënyrën sa më të mirë mundshme në përputhje me Udhëzimet e Institucioneve shtetërore. Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe sipas orarit që kanë paraparë organet e FFK-së që do të zhvillohen prej 7 qershorit e deri më 25 korrik. KE falënderon Ministrinë Shëndetësisë, MKRS-në si dhe organet tjera për mirëkuptimin dhe vendimin e drejt në të mirë dhe interes të futbollit. Ndonëse, në këtë fazë janë lejuar zhvillimi i garave vetëm për Ipko Superligën e Kosovës, KE varësisht prej situatës do të kërkojë që garat të lejohen edhe për rangjet tjera, por gjithnjë duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e me këtë edhe të futbollistëve. KE do të jetë në përkrahje të klubeve, duke ditur gjendjen e tyre të vështirë e sidomos tash në këtë kohë kur edhe përgatitjet e tyre kërkojnë më shumë shpenzime do të shikojë mundësitë që t’u del në ndihmë. KE do t’i ndihmojë klubet për mjete dizenfektuese dhe mjete tjera të nevojshme. KE u bën thirrje klubeve që t’u përmbahen me përpikëri udhëzimeve të institucioneve shtetërore dhe të FFK-së. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi. KE uron klubet për një rifillim të garave dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë si është më së miri, që të mos ketë lëndime e as infektime dhe nga kjo pandemi të dalim edhe më të fortë e të shëndetshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu