Zyrtare/ Hazard i jep fund karrierës me Belgjikën

0
Gjigandi

Eden Hazard nuk është më pjesë e Belgjikës. Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi i njohur, me një postim në rrjetet sociale.

“Sot kthehet një faqe. Faleminderit për dashurinë tuaj, për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Faleminderit të gjithëve për lumturinë që kemi ndarë që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare” – Shkruajti ai. 31-vjeçari ka qenë një element i rëndësishëm “Djajve të Kuq”, teksa numëron mbi 126 paraqitje me përfaqësuesen.

Ky nuk është largimi i vetëm nga Kombëtarja belge, pasi edhe shumë emra të tjerë pritet të ndjekin të njëjtën rrugë në fund të këtij viti. Shumë futbollistë janë në moshë jo shumë të favorshme për të qëndruar te kjo skuadër dhe kjo është arsyeja se përse pritet eksod.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu