Një kioskë është kapluar nga zjarri në afërsi të shkollës “7 marsi” në Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Ai tha se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se vetëm bëhet fjalë për dëme materiale.
Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet.