Zidane: Titulli i La Ligës më i ëmbël se…

0
Gjigandi

Zinedine Zidane e përshkroi triumn e Realit në La Ligës së si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij, madje e konsideroi më të ëmbël se sukseset e tij në Champions. “Los Blancos” fituan 10 ndeshje radhazi që kur La Liga rinisi pas pauzës për shkak të COVID-19.

Ky ishte titulli i parë në epokën e dytë të francezit si trajner i Realit dhe i 11-ti në total. Këtë trofe 48-vjeçari ua dedikon tifozë të klubit “merengues”, të cilët nuk mund ta ndiqnin vetëm nga shtëpia festën e titullit, për shkak të kuzimeve prej pandemisë.

“E fituam ligën në fund sepse grumbulluam më shumë pikë, kaq e thjeshtë është. Sot është një nga ditët më të mira për mua si profesionist dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pushimit tremujor, kemi arritur diçka fantastike. Është e çuditshme për të gjithë, nuk mund ta kontrollojmë situatën, do të kishim dashur të ishim me mbështetësit tanë. Por unë jam i sigurt se mbështetësit janë të lumtur, duke festuar në shtëpi. I përshëndes të gjithë tifozët e Realit që kanë qenë të detyruar të na ndjekin nga shtëpitë e tyre.”

Zidane e udhëhoqi Madridin në tri suksese të njëpasnjëshme në Champions, por kur u pyet nëse fitimi i La Ligas ishte më i veçantë, u përgjigj: “Po, po. Shikoni, Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por liga spanjolle kërkon shumë mund dhe përpjekje përgjatë 38 javëve. Në fund të atyre 38 javëve ju keni më shumë pikë se të gjithë të tjerët. Është fantastike.”

Zidane tha se ky sukses nuk do të kishte mbërritur pa kontributin e gjithsecilit. “Unë jam thjesht i lumtur, jam shumë i kënaqur. Ka gjithmonë lojtarë që luajnë më shumë dhe lojtarë që luajnë më pak, por ju duhet t’i jepni diçka skuadrës, edhe nëse jeni një nga ata që nuk luan shumë. Nëse dëshiron të tosh, duhet të kontribuojnë të gjithë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu